Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të kalojë nga ideologjitë e partive të luftës, duke e përmendur edhe ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e quajti “ombrellë” të disa lëvizjeve.

“Theksi është te barazia sociale dhe mosdiskriminimi dhe te ekonomia e tregut që ne si e pranojmë si të tillë, por jo liri e plotë e tregut. Ne si socialdemokratë besojmë në demokraci dhe të besuarit në demokraci thotë se ne besojmë në vullnetin e “shumicës”, ka thënë Ahmeti në një intervistë në “Rubikon” të “KTV”-së.

“Duhet të kalojmë nga ideologjitë e partive të luftës, partisë së Rugovës dhe Vetëvendosjes, e cila ka qenë ombrellë e disa rrymave të lëvizjeve të bashkuara. Meqë ne vendosëm të shkojmë me socialdemokraci atëherë kemi vendos të shkojmë me një sferë më të ngushtë”, ka shtuar ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme