Katër subjekte pjesmarrëse të zgjedhjeve parlamentare në Serbi (APN; PD; LPD e LR) po e bojkotojnë fushatën zgjdhore për sensibilizimin e listës së përbashkët parlamentare të shqiptarëve (Lugina e Bashkuar) përkundër faktit se kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni me ndërmjetësimin e ministrit GENT CAKAJ.

Këtë të diele, më 21 qershorë, në Luginë të Preshevës, do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, ndërsa në Bujanoc edhe zgjehdjet lokale. Presheva dhe Medvegja kanë mbajtur zgjedhjet lokale para dy viteve.

Sic mëson KohaPress, në Bujanoc për zgjehdje lokale garojnë pesë lista shqiptare (Partia për Veprim demokratik, Partia demokratike, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja e Progresit demokratik dhe Uninoni Demokratik shqiptar).  Ka vetëm dy lista zgjehdore që përfaqësojnë serbët lokal  që janë paraqitur në këto zgjedhje, ndërkohë që Romët, përfaqësohen me dy lista tjera. Bazuar në numrin e madh të listave zgjehdore, Bujanoci do të ketë një garë të ashpër të subjekteev politike në konkurencë për të fituar qeverisjen e re katërvjecare.

Sa I përket zgjejeve parlamentare, në të cilat, për herë të parë që nga viti 2007, shqiptarët  kanë arritur të krijojojnë një listë të përbashkët parlamentare nga 5 parti politike (PVD, APN, PD, LPD, LR) nën emërtimin “ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE –LUGINA E BASHKUAR”. E vetmja parti, e cila ka refuzuar të jetë pjes e listës unike, është Partia Demokratike Shqiptare e ish kryetarit të Presevës, Ragmi Mustafa.

Deri te krijimi I kësaj liste, sipas burimeve tona, është dashur një aktivitet I ngjeshur politik e diplomatic I Ministrit Për Evropë dhe punë të jashtme në qeverinë e Republikës së Shqipërisë-GENT CAKAJ, I cili pak ditë më parë ka qëndruar në Luginën e Preshevës, në një agjendë treditore.

Sipas vetë akterëve në terren pritja është që kjo listë të sjellë një mobilizim më të madh të shqiptarëve për të arritur të rrisin forcën e tyre përfaqësuese në parlamentin qendror me më së paku dy e ndoshta edhe tre mandate.

Por, synimet në letër janë dicka tjetër, ndërsa situate në terren po paraqitet krejtësisht tjetër. Sipas burimeve të KohaPress,partitë që kanë nëshkruar këtë marrëveshje, në nuk janë duke zhvilluar fushatë sensibilizuese ndaj anëtarësisë së vetë për ti bindur ata që t’I japin votën listës Lugina e Bashkuar.

APN, PD, LPD  në tubimet e tyre parazgjedhore që po I mbajnë në Bujanoc për zgjehdjet lokale, fare nuk janë duke e përmendur listën parlamentare. Aq më tepër, të takimet as para as  jashta medias që po mbajën me anëtarësinë e vet ata fare nuk potencojnë nevojën e përkrahjes së listës parlamentare. Kjo sjellje, në një mënyrë mudn të konsiderohet sabotim I idesë së përfaqësimit të përbashkët në nivel qendror me më tepër mandate. Pra, kjo sjellje e subjekteve të përmendura jo që nuk ndikon në rritjen e forcës përfaqësuese të shqiptarëve në nivel qendror, por, ajo rrezikon arritjen edhe të një mandat të vetëm të cilin, deri më tani, që nga viti 2007, PVD e kishte arritur e vetme.

Në këtë situatë kur rrezikohet vetë fryma e marrëveshjes për listën e përbahkët të arritur në Tiranë, mbetet që Tirana zyrtare përmes kanaleve të veta politike të ndikojë tëk akterët në terren për ta sensibilizuar listën e përbashkët, nëse nuk do që edhe ajo të mbetet e zhgënjyernga ky sabotim I hapur I listës së përbashkët parlamnetare.

Aktualisht vetëm Partia për Veprim demokratik, në agjendën e vet zgjedhore është duke trajtuar në mënyrë të barabartë sikuse listën e saj lokale ashtu edhe atë të përbashkët parlamentare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme