Faqja Kryesore Teknologji Apple trazon bursat evropiane

Apple trazon bursat evropiane

4 Min e Lexuar
0
0
24

Paralajmërimet e Apple për të ardhurat më të ulëta të pritshme për tremujorin e tetorit-dhjetorit, paralajmërimi i parë në 12 vjetët e fundit, kanë shkaktuar një lëkundje në bursat evropiane, me dëmin më të madh që po bëhet për sektorin e teknologjisë dhe në veçanti për furnizuesit e çipave të Apple.

Aksionet e këtyre kompanive regjistruan rënie drastike këtë mëngjes, pasi Apple priste parashikimet e tij të të ardhurave, duke përmendur shitjet më të dobëta të iPhone dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike në Kinë.

Paralajmërimi i Apple shkaktoi që aksionet e kompanisë të binin në bursën e Frankfurtit me 7.9 për qind, raporton Reuters.

Aksionet e prodhuesit tjetër të çipave austriakë AMS ra për 19 për qind, i STM Electronic zviceran ra rreth 7 për qind, dhe furnizuesit anglo-gjerman të çipave Dialog Semicondunctors ra po ashtu me 7 për qind gjatë tregtimit në Bursën e Frankfurtit, raporton CNBC.

Apple në tetor ra dakord për të blerë një pjesë të biznesit Dialog për 600 milionë dollarë, transmeton KosovaPress.

Aksionet e prodhuesve të tjerë të çipave, sidomos furnizuesve të Apple, janë gjithashtu në rënie, me ç’rast aksionet e ASM International, Siltronik gjerman, Infineon, ASML, shënuan një rënie në rangun prej 4 deri 7,3 për qind, sipas Reuters.

Indeksi Evropian Stoxx 600 ra 0.7 për qind, pasi edhe në sektorin e teknologjisë evropiane, si dhe në Azi, ka pasur shitje të aksioneve pas paralajmërimit të Apple.

Drejtori Ekzekutiv i Apple, Tim Cook, në një letër drejtuar aksionarëve të kompanisë të mërkurën, pranoi se kërkesa për iPhones ka rënë, duke konfirmuar frikën e investitorëve se produkti më fitimprurës i kompanisë ka humbur një pjesë të shkëlqimit të tij.

Cook deklaroi në letër se të ardhurat e Apple për periudhën tetor-dhjetor, që përfshin sezonin kryesor të blerjeve për festa, do të jenë shumë më poshtë parashikimeve dhe parashikimeve të mëparshme të kompanisë nga analistët, vlerësimet e të cilave ndikojnë në tregun e aksioneve.

Rënia e shitjes, sipas Cook, ka ardhur si ndikim i rënies të të ardhurave në Kinë, ekonomia e së cilës po ngadalësohet dhe ku Apple po përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit vendas të telefonave të mençur, si Huawei dhe Xiaomi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Teknologji