Kryetarja e degës së PVD-ës në Preshevë z.Ardita Sinani ka akuzuar kryetarin e Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi për humbjen e mjeteve nga Trupi Kordinus,madje z.Sinani ka thën se humbja e 100.000 eurove nga Shqiprim Arifi për Preshevën,është dëshmi se ai duhet të ndëshkohet nga vota e qytetarëve ka shkruar z.Ardita Sinani.

Shqiprim Arifi sapo ia ka humbur afër 12 milion dinarë (100.000 Euro) komunës së Preshevës nga mjetet e ndara të Trupit Koordinues.

Si pasojë e mungesës së realizimit të projekteve nga Shqiprim Arifi, Trupi Koordinues ia ka bartur komunës së Bujanocit mjetet që ishin ndarë paraprakisht për komunën e Preshevës.

Kësisoj, qytetarët e Preshevës janë dëmtuar nga paaftësia e Shqiprim Arifit për të menaxhuar me projektet kapitale, edhe pse mjetet ishin siguruar.

Udhëheqja e procedurave të parregullta të prokurimit publik dhe tendenca për t’i pasuruar bashkëpunëtorët partiak me realizimin e punëve infrastrukturore, ka bërë që komuna e Preshevës të ngecë dukshëm në realizimin e projekteve për qytetarët.

Humbja e këtyre 100.000 eurove është edhe një dëshmi sesa më shumë qeverisë Shqiprim Arifi, aq më shumë humbin qytetarët e komunës së Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme