Këshilltarja e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani bashkë me këshilltaren e kryeministrit për çështje juridike, znj. Tea Blakaj dhe këshilltarin politik të ministrit të shëndetësisë, z. Egzon Pnishi dje në zyret e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka takuar bashkëvendasit e sajë nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë.

Së pari ka takuar qytetarët  të cilëve iu janë pasivizuar adresat në vendlindjet e tyre, e në Kosovë nuk kanë arritur të pajisen me dokumentacion. Praktikisht këta persona janë shndërruar në persona juridikisht të padukshëm.

Pengesa të paimagjinueshme për këta persona sa i përket pamundsësive për shfrytëzimin e sherbimeve qoftë shëndetësore apo sociale, ka shkruar znj.Sinani.

Poashtu ka takuar mjekët nga Lugina që veprojnë në teritorin e Republikës së Kosovës me qëllim të licencimit me të drejta të barabarta me shtetasit e Republikës së Kosovës.

E poashtu u fol edhe për mundësinë e specializimeve në drejtimet në të cilat ka mungesa kadrovike në komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Znj.Sinani ka falënderuar për kontributin dhën për zgjidhjen e këtyre problematikave ndaj znj. Flutura Berbati Zena, drejtore ekzekutive në Agjensionin për ndihmë juridike falas në Republikën e Kosovës dhe znj. Anita Kalanderi, zëvendës sekretare në Ministrinë e Drejtësis.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme