Këshilltarj e kryeminsitrit Kurti në Qeverin e Kosovës, njëherit nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Preshevë, Ardita Sinani, ish-kryetare e Komunës së Preshevës ka pritur sot në zyrën e PVD-së në Preshevë koordinatorin e Misionit të OSBE-së në rajon, z. Antonios Balaskas.

Sipas znj.Sinani Beogradi zyrtar po vazhdon bllokimin e procesit të integrimit të shqiptarëve dhe nuk po angazhohet për zhvillimin socio-ekonomik të Luginës së Preshevës.

Mbi këto tema dhe çështjet e tjera në prag të themelimit të Qeverisë së re të Serbisë, bashkëbisedova sot me koordinatorin e Misionit të OSBE-së në rajon, z. Antonios Balaskas, ka shkruar znj.Sinani

Znj.Sinani ka falënderuar z.Balaskas për përkushtimin e OSBE-së në përgjithësi dhe të shefit të Misionit në Serbi, SH.T. Ambasadori Jan Braathu, në veçanti 🙏

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme