Sot, në shoqërimin e Zëvendës kryetarit të Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe të kryetarit të Kuvendit Komunal, z.Sami Salihu; me bashkëpunëtorë,Ardita Sinani ka  filluar edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Komunës së Preshevës.

Ky është njoftimi i plotëi z.Sinani

Më vjen keq që ish-kryetari i Komunës nuk mori pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës dhe të dokumentacionit teknik e administrativ. E kuptoj egon personale dhe qëllimin për ta vështirësuar punën e zyres së Kryetares së Komunës. Por, pranim-dorëzimi nuk është çështje shtrëngim duarsh.

Pranim-dorëzimi është kulturë (e vazhdimësisë) institucionale dhe tregues i potencialit tonë demokratik. Shprehje se e duam Preshevën, interesin e saj publik dhe qytetar, më shumë se veten.

Sidoqoftë, qeverisja jonë e re është e përkushtuar për vazhdimin e punëve të mira dhe ndalimin e vendimeve të dëmshme, si dhe për fillimin e reformave gjithëpërfshirëse.
Presheva bëhet bashkërisht.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme