Barcelona ka shënuar fitore bindëse në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.
Katalunasit treguan efikasitet të lartë duke shënuar 3 gola nga pesë tentime.

Ishte Luis Suarez që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy gola, derisa një autogol e shënoi Varane në minutën e 69.

Më i miri në këtë takim ishte Suarez, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Marc-Andre ter Stegen, Ousmane Dembele, Clement Lenglet dhe Ivan Rakitic.

Momenti kur Suarez shënoi nga pika e bardhë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Te Reali më të mirët ishin Sergio Reguilion dhe Vinivius Junior, por edhe Lucas Vazquez e Dani Carvajal.

Ata që dëshpëruan për vendasit ishin Varane dhe Keylor Navas

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport