Barcelona ka arritur të shpallet kampion i La Ligas për sezonin 2017/18 tri ndeshje pa përfunduar kampionati.

Gjiganti spanjoll ka fituar në udhëtim te Deportivo La Couruna me rezultat 2-4, fitore kjo që e shpalli matematikisht kampion për këtë sezon.

Ky titull kampioni në këtë sezon e vulos dominimin e Barcelonës në dekadën e fundit në kampionatin spanjoll, La Liga.

Trofeu i këtij sezoni në La Liga është i shtati për Barcelonën në dhjetë vitet e fundit dhe fitohet nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Në sezonin 2008/09, Barcelona e fitoi titullin nën drejtimin e Pep Guardiolas, ashtu sikurse edhe në sezonin 2009/10 dhe 2010/11 që u fitua nën drejtimin e spanjollit.

Barcelona e Guardiolas (Getty Images)

Në sezonin pasues kampion u shpall Real Madridi, ndërsa në 2012/13 Barcelona festoi nën urdhrat e Tito Vilanovas së ndjerë për tu pasuar me fitimin e titullin në sezonin e radhës nga Atletico Madridi.

Barcelona e Vilanovas (Getty Images)

Në 2014/15 dhe 2015/16 përsëri Barcelona iu rikthye titullit kampion duke festuar nën urdhrat e Luis Enriques për titujt e pestë dhe gjashtë në dekadën e fundit.

Barcelona e Enriques (Getty Images)

Në sezonin e kaluar u shpall kampion Real Madridi, ndërsa në këtë sezon Barcelona e Valverdes festoi titullin e shtatë në 10 vitet e fundit duke vulosur dominimin e dekadës në La Liga.

Festa e Barcelonës së Valverdes (Getty Images)

Pas fitores ndaj La Corunas futbollistët katalunas festuan gjatë në fushë aty ku edhe vallëzuan edhe u dëfryen.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport