Faqja Kryesore Botë Bashkë me Trudeau e Johnson u kapën duke “u tallur” me presidentin Trump, Macron reagon për videon e publikuar

Bashkë me Trudeau e Johnson u kapën duke “u tallur” me presidentin Trump, Macron reagon për videon e publikuar

2 Min e Lexuar
0
0
12

Emmanuel Macron, Boris Johnson dhe Justin Trudeau janë kapur nga kamerat duke u tallur me presidentin amerikan Donald Trump pas shpinës, gjë që thuhet se ndikoi edhe që Presidenti të linte më herët Samitin e NATO-s në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas publikimit të pamjeve, ka ardhur edhe reagimi i presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ai, duke folur për videon – që thuhej se ishte kapur nga kameramani i pavarur Andy Laurence dhe iu dorëzua transmetuesve – ka thënë se nuk do të duhej të kishte dalë në publik.

 

Sipas DailyMail, kryeministri francez tha: ‘Unë nuk do të komentoj videot e vjedhura. Kjo video nuk është dashur të filmohet në atë dhomë’.

Marrëdhëniet midis Macron dhe Trump ishin tashmë të thepisura pasi presidenti francez e quajti NATO-n ‘të vdekur nga truri’ – komente që lideri amerikan i vlerësoi si ‘shumë të këqija’.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, presidenti amerikan, duke iu referuar kryeministrit kanadez ka thënë se ai një “dyfytyrësh”. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë