Bayern Munich është nikoqir i Liverpoolit në ndeshjen e kthimit të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve në “Allianz Arena”.

Ndeshja e parë në “Anfield” përfundoi baras pa gola muajin e kaluar, ndërkaq sonte të dyja skuadrat e kërkojnë kualifikimin tutje, shkruan Zëri.

Nikoqirët janë në formë mbresëlënëse në të gjitha kompeticionet, teksa që prej ndeshjes me Liverpoolin, bavarezët i kanë fituar të gjitha ndeshjet (tre), duke shënuar 12 gola dhe duke e pranuar vetëm një.

Liverpooli, nga ana tjetër, ka pasur një ecuri mikse. Ka barazuar dy herë pa gola – kundër Manchester Unitedit dhe Evertonit – si dhe djelmoshat e Jurgen Klopp kanë humbur kreun e tabelës nga Manchester City.

Gjithashtu, “Të Kuqtë” kanë regjistruar fitore 5:0 kundër Watfordit si dhe 4:2 ndaj Burnleyt për të mbetur ende në garën për titullin e Premierligës angleze.

Kur do të zhvillohet ndeshja?  E mërkure, 13 mars

Në çfarë ore do të zhvillohet? 21:00

Ku do të zhvillohet ndeshja? “Allianz Arena”

Gjyqtari? TBC

Të rejat nga skuadrat

Bayern Munich do të duhet të luajë pa Thomas Muller për shkak të pezullimit të tij me dy ndeshje mos-lojë.

Image

Gjithashtu, Joshua Kimmich do t’iu mungojë bavarezëve pas kartonit të verdhë që mori në ndeshjen e parë.

Përveç Muller dhe Kimmich, Bayernit do t’i mungojnë edhe Corentin Tolisso dhe Arjen Robben, ndërsa Kinglsey Coman është në dyshim për ndeshjen e sontme.

Nga ana tjetër, Klopp do t’i gëzohet rikthimit të Virgil van Dijk, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të pezullimit dhe pritet që sonte të luajë nga minuta e parë.

Alex Oxlade-Chamberlain është në dyshim, ashtu si edhe James Milner dhe Dejan Lovren, ndërkaq Xherdan Shaqiri pritet të luajë vetëm nga banka rezervë.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Neuer; Rafinha, Süle, Hummels, Alaba; Martinez, Thiago; Gnabry, James, Ribery; Lewandowski.

Image

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Rekordi ‘kokë më kokë’:

Liverpooli dhe Bayerni janë dy prej skuadrave më të suksesshme në historinë e Ligës së Kampionëve, por ndeshjet mes tyre gjithnjë kanë qenë të vështira, shkruan Zëri.

Ndeshja e sontme do të jetë e nënta për të dyjat skuadrat në ndeshjet zyrtare.

Ndryshe, Bayern Munich nuk e ka mposhtur Liverpoolin që prej vitit 1971.

Forma e të dyja skuadrave:

Pas një fillimi të dobët, Bayerni është tashmë në formë të shkëlqyer që prej muajit dhjetor, duke i fituar 12 nga 13 ndeshjet në Bundesliga. Bavarezët janë gjithashtu të pamposhtur në Ligën e Kampionëve deri më tani këtë sezon.

Liverpooli është gjithashtu duke e shijuar një ecuri pa humbje në Premierligë. Që nga humbja prej Manchester City në fillim të këtij viti, “Të Kuqtë” nuk dine për humbje në kampionat.

Skuadra nga Marseyside vjen në këtë ndeshje pas fitores 4:2 ndaj Burnleyt dhe me një atmosferë brilliante në skuadër.

Kështu janë paraqitur të dyja skuadrat në pesë ndeshjet e fundit:

Image

/Zëri/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport