Të dashur bashkëkombas të Luginës së Preshevës,

Vëllëzer e motra që me këmbëngulësi, sakrificë e krenari ruani trojet shqiptare dhe identitetin kombëtar, kudo që jetoni e veproni, si anëtar i familjes Jashari, i bashkohem thirrjeve të udhëheqësve të Luginës që secili prej jush të merni pjesë në regjistrimin e popullsisë, duke deklaruar përkatësinë kombëtare.

Kështu duke marrë pjesë në këtë proces ju vazhdoni të dëshmoni vendosmerinë për të ruajtur identitetin kombëtar pavarësisht presionit të vazhdueshëm të pushtetit serb për pasivizimin e adresave tuaja.

Ndarjet territoriale, shtypjet e padrejtësitë e pushtetit serb atje, ti kthejmë në mobilizim të përbashkët në mbrojtje të identitetit tonë dhe vendosmëri në kërkim të të drejtave tuaja.

E sotmja e bashkuar dhe e fuqishme mundëson një të ardhme më të mirë për të gjithë ju dhe të ardhmen tuaj bashkë me pjesën tjetër të kombit tonë.

Për kombin dhe të ardhmën e përbashkët!

Ka shkruar z.Bekim Jashari

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme