Përderisa Gjermania po përballet me shkallën më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë, disa rajone po e shqyrtojnë fuqizimin e të ashtuquajturave “rregulla 2G”, që praktikisht i përjashtojnë personat e pavaksinuar nga shumë fusha të jetës publike.

Rajoni i Berlinit i miratoi këto rregulla të hënën. Sipas rregullave të reja, vetëm personat e vaksinuar plotësisht ose që e kanë kaluar Covid-19 në gjashtë muajt e fundit lejohen që të hanë brenda restoranteve ose të shkojnë në klube nate. Vetëm fëmijët dhe personat që s’janë vaksinuar për arsye mjekësore përjashtohen nga këto rregulla.

“Pas rritjes së numrit të infektimeve me koronavirus dhe mungesës së hapësirës në shfaqje e sipër në repartet e kujdesit intensiv, Senati ka vendosur që t’i zgjerojë në masë të konsiderueshme të ashtuquajturat rregulla 2g”, tha qeveria rajonale.

Vetëm personave të vaksinuar dhe të shëruar do t’u lejohet hyrja në restorante, kinema, teatro, muze, galeri e salla koncertesh. Rregullat vlejnë edhe për salla ushtrimesh e pishina, banja termale e sauna, shkruan The Guardian.

Rregullat “2G” vlejnë edhe për sallonet e floktarëve, sallonet e bukurisë, sallat e fitnesit dhe studiot e vallëzimit. Pritet që rregullat “2G” t’i miratojnë edhe rajonet e mëdha jugore, Bavaria e Baden-Wuertembergu.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme