Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka deklaruar se dialogu mes Kosovës  dhe Serbisë paraqet parakusht për lirinë dhe prosperitetin e regjionit, transmeton Insajderi

Ajo ka thënë së dialogu është gjëja më e rëndësishme pasi që sipas saj, garanton pavarësinë e serbëve në Kosovë.

Siç raportin media serbe “Tanjug” , Bërnabiq ka thënë se është e pamundur të bisedohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, pasi që sipas saj, ai nuk e di qëllimin e këtij dialogu.

“ Kjo është një situatë e rëndë për gjithë regjionin, dhe kjo më së miri vërehet kur në më shumë se një vit nuk ka asnjë marrëveshje në regjion” është shprehur Bërnabiq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme