Faqja Kryesore Botë Bota kthen sytë kah qendra bërthamore e Kim Jong-un, imazhet satelitore tregojnë se çfarë po ndodh aty (Foto)

Bota kthen sytë kah qendra bërthamore e Kim Jong-un, imazhet satelitore tregojnë se çfarë po ndodh aty (Foto)

1 Min e Lexuar
0
0
66

Imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka filluar çmontimin e objekteve të rëndësishme, ku kryheshin testet bërthamore në Pangai-ri.

Që nga 7 maji, imazhet satelitore janë dëshmi se çmontimi i kësaj qendre testuese është në fazën finale. Në imazhe shihet se janë shembur disa ndërtesa të vogla, shinat e çmontuara si dhe vagonët, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, disa objekte që kishin rol të rëndësishëm, përfshirë edhe dy nga më të mëdhatë – qendra komanduese dhe ndërtesa e administratës – vazhdojnë të jenë të paprekura.

Hyrjet nëpër tunele janë ende të hapura, që sipas gjasave janë lënë qëllimisht me qëllim që nga 23 deri më 25 maj të marrin pjesë gazetarë nga e mbarë bota në ceremoninë e mbylljes së tyre.

Ata do të jenë dëshmitarë të disa shpërthimeve të fuqishme, ku hyrjet e mbushura me eksploziv do t’i hidhen në erë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë