Tashmë e gjithë kjo temë është në dorë të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli  , i cili sipas Kushtetutës, duhet të pres afatin ligjor prej tetë ditësh, nëse do të ketë ndonjë kontestim për këtë ratifikim, e pastaj ta nënshkruaj atë përfundimisht. Në seancën e ratifikimit të kësaj marrëveshje pro saj kanë votuar 80 deputetë të Kuvendit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila hodhi gaz lotsjellës në seancën ku u votua kjo marrëveshje, po synon që ta parandalojë, nënshrkimin e Veselit.

Albulena Haxhiu, deputete nga kjo parti, duke folur për Insajderin tha  “Fillimisht do kërkojmë nga Gjykata Kushtetese masën e pezullimit, që kryetari i Kuvendit mos ta ketë të drejtën e nënshkrimit, pa një vendim të Gjykatës Kushteuese, duke pasur parasysh rëndësinë që e ka ky kontestim”

Haxhiu tregoi se janë duke i përpiluar si tha ajo faktet që dëshmojnë se me këtë miratim, është shkelur integriteti territorial i Kosovës.

“Sigurisht sot është herët të tregojmë se cilat do të jena pikat kontestuese në këtë drejtim, por ajo që është e qartë, është që ne si Grup Parlamentar, menjëherë dje kemi marrë vendim për ta dërguar këtë cështje në Gjyaktën Kushtetuese, për të vlerësuar kushtetueshmërinë për atë qka kanë bërë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku kanë cenuar integritetin territorial, njërën ndër cështjet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës. Kjo do të jetë baza ligjore, me të cilën do ta kontestojmë atë marrëveshje, të cilën Kuvendi e ratifikoi fatkeqsisht. Ne jemi duke punuar për krijimin e gjërave kontestuese” ka thënë Haxhiu.

Haxhiu shtoi se rrëzimi eventual i Gjykatës Kushtetuese do të ishte kthim në pikën zero, por jo shpërbërje të Kuvendit.

Ajo po shprehet optimiste se më në fund Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë këtë marrëveshje, përkundër që për Haxhiu, historia tregon që vetë kjo Gjykatë në shumë raste e ka shkelur Kushtetutën.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme