Komuna e Preshevës, rrespektivisht Komisioni për prokurorim publik, më 2 shtator ka bërë hapjen e ofertave për projektin e Zonës Industriale në Preshevë, projekt ky i filluar nga Ministria e Ekonomisë të Republikës së Serbisë në vitin 2017 dhe i stopuar nga ky institucion si rezultat i keqvlerësimit në kohë të projektit nga ana e Komunës së Preshevës.
Siç mëson jo zyrtarisht LuginaLajm, në ketë tenderim janë paraqitë katër kompani preshavare, si: “Arso Com”, “Shera Beton”, “Saba Bellça” dhe “Fenix Costructin & Vijator”, të cilët kishin dhënë çmime të ndryshme ofertuese, përkundër që, çmimi vlerësues nga projektantët për ketë projekt, ka qenë 20 milionë dinarë.
Janë siguruar çmimet e katër kompanive ofertuese, (nga procesverbali i hapjes), për ketë projekt, ku vlerat, kanë qenë këto:

  1. “Arso Com” – 15.996.053,90 dinarë,
  2. “Saba Bellça” – 17.971.435,50 dinarë
  3. “Shera Beton” – 19.779.907,91 dinarë,
  4. “Fenix Construction & DOO Vijator” – 24.949.237,84 dinarë

Megjithate, tre kompanitë preshevare, që ofruan çmime më të ulëta se sa vlera e përcaktuar nga Komuna e Preshevës (“Arso COM”, “Saba Bellça” dhe “Shera Beton”), u përjashtuan me arsytimin se nuk kanë plotësuar kushtet e përcaktuara në tenderim, edhe pse, që të tre firmat preshevare pretendojnë se kanë konkuruar në përputhje me kriteret e Komisionit për Prokurorim publik.

Nga e tëra kjo ngjarje e pazakontë me prokurorim publik, kompani përfitues e këtij tenderimi, zgjedhet “Fenix Construction & DOO Vijator”, kompani kjo e afërt me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi.
Është pothuajse e pashpjegueshme, se si Komisioni për Prokurorim publik në përbërje të Xhelal Hasanit, Mendurim Preshevës, Visar Mehmetit dhe Hevzi Ramadanit, ka pranuar çmimin ofertues të kompanisë “Fenix Construction & DOO Vijator”, jashtë normave përcaktuese nga projektantët.
Me vendimin “çoroditës” të udhëheqësisë preshevare të datës 24 shtator, paarsyeshëm, është nominuar kompania “Fenix Construction & DOO Vijator”, si kompani përfituese e projektit në fjalë me çmimin e fryer prej 27.353.307,84 dinarëve.

Në procesverbalin e dorëzuar nga Komisioni për prokurorim publik, kompania e përzgjedhur nga Shqiprim Arifi, “Fenix Construction & DOO Vijator”, fillimisht kishte ofruar çmimin prej 24.949.237,84 dinarë, për ketë projekt, ku më pas, ajo e rriti çmimin edhe për 2.404.070 dhe krejtë panatyrshëm, u zgjodh si kompania ofertuese më e mirë me çmimin total prej 27.353.307,84 dinarëve.
Siç merret vesh, disa prej kompanive të refuzuara në ketë tenderim, do të nisin ankesat ndaj Komisionit për prokurorim publik të Preshevës, në institucionin e Anksave të Ofertuesve në Serbi për faktin që, ata pretendojnë se kanë plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për tenderim nga ana e Komunës së Preshevës.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet epilogu i këtij tenderimi i rritur për 7.3 milionë dionarë nga ofertuese i përzgjedhur.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme