Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi në senacën e sotme ka shtruar pyetje për ministrin Vulin rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve si dhe Kryeministres Brnabic rreth varrezës masive në Kizhevak të Rashkës.

Ky është shkrimi i plot i deputetit Kamberi

Nga Ministri i punëve të brendshme, në seancën e sotme, kam kërkuar informacione mbi numrin e shqiptarëve të Komunës së Medvegjës adresat e të cilëve janë pasivizuar nga viti 2017, 2018, 2019 dhe 2020.

Sa adresa të shqiptarëve janë pasivizuar në Medvegjë, Banjën e Sijarinës, Tupallë, Sfircë, Gërbac, Ramabanjë, Stara Banjë, Sijarinë, Gjilekreshtë, Lapashticë dhe Kapit?

Kam shprehë shqetësimin tim dhe kam alarmuar se qëllimi i pasizivimit të adresave ka për qëllim ndryshimin e qëllimshëm të strukturës së popullësisë në këtë komunë.

Në të njejtën kohë kam shtruar pyetje edhe për varrezën masive të zbuluar në hapësirat e gurëthyesit afër Rashkës, në të cilën dyshohet se ndodhen trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në luftën e Kosovës.

Kam pyetur nëse është vërtetuar numri i saktë i trupave të gjetur në këtë varrezë, a janë kryer analizat e ADN-së dhe kur do të vazhdohet me zbulimin e varrezave tjera masive që ndodhen në Serbi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme