Disa persona janë marrë peng tash e disa orë në një barnatore në Karlsruhe të Gjermanisë.

Policia lokale ka njoftuar se ata kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë çmos që t’i lirojnë pengjet pa lëndime.

“Situata është e paqartë. Sipas informatave aktuale, disa persona janë marrë peng. Duket se nuk janë lënduar”, ka thënë policia.

Gjithçka filloi në orën 16:30. Deutsche Welle raporton se policia ka rrethuar zonën përreth farmacisë që ndodhet në qendër të Karlsruhes dhe mësohet se policia ka kontaktuar me një person të dyshuar që ka marrë pengje.

Karlsruhe, jo shumë larg kufirit francez, është një qytet me rreth 300 mijë banorë dhe shtëpia e Gjykatës Federale të Drejtësisë, gjykata më e lartë e Gjermanisë.

Policia u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës.

Incidenti vjen pas një sulmi vdekjeprurës të enjten në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme