• Magazina

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF Baku 2019

1 Min e Lexuar
0
0
24

shtë hapur edhe zyrtarisht edicioni i 15-të i Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019. Ceremonia hapëse u mbajt në Palestrën Crystal Hall, në prani të mijëra tifozëve.

Në parakalimin e Ekipit Olimpik të Kosovës, bartëse e flamurit ishte medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, xhudistja, Erza Muminoviq.

Ekipi përbëhej nga 25 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë.

Me një fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq.

Ceremonia u përshkrua me koreografi të ndryshme që pasqyronin kulturën e Azerbajxhanit.

EYOF Baku 2019 vazhdon deri më 27 korrik. Për Komitetin Olimpik të Kosovës, pjesëmarrja në EYOF Baku 2019 është e treta pas Tbilisi 2015 dhe Gyor 2017.

Në Baku po marrin pjesë rreth 4 mijë sportistë të 50 shteteve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport
Ndrysho Gjuhën