Në seancën e sotme të Këshillit Komunal më në fund kaloi edhe propozimi për hapjen e paraleles për fëmijët shqiptarë në Entin Parashkollor “Gëzimi ynë”.

Kryetari i Kuvendit Komunal Enver Ramadani ndër të tjerash i tha drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” se ju keni privilegj që jeni duke udhëhequr një institucion kaq të rëndësishëm siç është Enti parashkollor të cilin ju e udhëhiqni.

Ndërkaq kërkesa jonë për të hapur një paralele për fëmijët shqiptarë është reprizë që nga viti 2012 e këndej, e ju akoma deri më sot nuk e keni marrë për bazë ta shqyrtoni kërkesën tonë, të këshilltarëve dhe qytetarëve të kësaj komune.

Mos harroni që mjetet financiare i merrni nga komuna e Bujanocit, ndërkaq taksapagues janë të gjithë qytetarët e kësaj komune, prandaj nuk do të lejojmë që ti të vendosësh për fatin e fëmijëve tanë. Dhe përgjigja juaj se unë dua por s’ka hapësirë dhe se po të krijohen mundësitë financiare unë do ta lëshoj zyren i kemi ndëgjuar shumë herë dhe janë bërë retorikë, andaj ajo që duhet ju të bëni është ti futeni punës dhe realizoni kërkesën tonë.

Në fund u vendos që në seancën ardhshme të Kuvendit Komunal do të bihet vendim për hapjen e kësaj paraleleje dhe do të formohet Komision i veçantë që do ta përcjellë implementimin e këtij vendimi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme