Fakulteti ekonomik i Subotices – Paralelja në Bujanoc, njofton të gjithë kandidatët e interesuar se dorëzimi i dokumentacioneve për regjistrim në vitin e parë pranë këtij fakulteti do të bëhet në datat 24, 25 dhe 26 qershor.

Kandidatët e interesuar do ta kenë mundësinë të regjistrohen në drejtimin Menaxhment.

Pas verifikimit të dokumentacionit, provimi pranues do të mbahet më datë 2 korrik 2020, ndërsa 90 studentët e parë që do të regjistrohen do të financohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme