Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur për në Plzen të Çekisë në paraditën e sotme.

“Dardanët” do të udhëtojnë për në Plzen ku do të përballen nesër me Republikën çeke në kuadër të ndeshjes së parafundit eliminatore për ‘Euro 2020’.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në ‘Doosan Arena’, derisa këtu do të vendoset fati i të dyja skuadrave për ‘Euro 2020’.

Ndryshe, në grupin A, Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova vendin e tretë me 11 sosh.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport