Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në intervistën ekskluzive me Adelheid Feilcke, në prag të vizitës së tij në rajon.

Deutsche Welle: Refuzimi i fillimit të premtuar të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është një moment i hidhur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por edhe për Gjermaninë, e cila është angazhuar shumë në Ballkanin Perëndimor me anë të Procesit të Berlinit, duke e mbështetur fillimin e bisedimeve për të dy vendet. Ju jeni duke shkuar tani në Shkup për t’ i shprehur solidaritetin gjerman rajonit. Çfarë do të ofroni konkretisht atje?

Heiko Maas: Për Gjermaninë është e qartë: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian. Një pjesë e konsiderueshme e vendeve të BE, e mbështesin fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse kjo është edhe në interesin tonë strategjik. Por për këtë çështje na duhet unanimiteti brenda BE-së, dhe për të arritur këtë jemi duke punuar. Gjermania është duke luftuar me të gjitha forcat, për të arritur një qëndrim të përbashkët në BE, që bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë shpejt. Unë dua edhe një herë ta bëj këtë gjë të qartë në Shkup.

Deutsche Welle: Nuk duket që Franca, Presidenti Macron, dhe kundërshtarët e tjerë të zgjerimit të kenë ndër mend të ndryshojnë mendimin. Cila është strategjia juaj për Ballkanin Perëndimor nëse BE vazhdon ta bllokojë zgjerimin? Çfarë do të bëjë Gjermania?

Heiko Maas: Forca e Bashkimit Europian ekziston në faktin se në fund ne gjithnjë gjejmë një zgjidhje, edhe kur temat janë të vështira. Unë jam i sigurt, se ne do ia dalim edhe kësaj herë. Presidenti Macron, ka shpjeguar se krah vazhdimit të reformave në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm është edhe reformimi i procesit të zgjerimit në BE. Për këtë ne do të zhvillojmë javën e ardhshme bisedime intensive në BE.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme