Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë nga homologu gjerman Heiko Maas.

“Sot Ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit, ndërsa nesër do të pritet nga homologu, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme