Çfarë fillimi dhe mbarimi! Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Deontay Wilder e ka nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash përballjen me sfiduesin e detyrueshëm.

Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale.

Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta.

Raundi 1

Wilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu. Mirëpo, kampioni vendosi t’i jepte fund ende pa filluar mirë duke e nokautuar kundërshtarin brenda dy minutash.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme