Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar se në fillim të kësaj jave do t’i takojë krerët e partive politike për ta formuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë. Por, kjo iniciativë po shkon drejt dështimit pasi vetëm PDK-ja dhe AAK-ja shprehen të gatshme për t’u bërë pjesë e ekipit të Thaçit.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar kundër takimit me presidentin Hashim Thaçi. Ndërsa edhe Nisma Socialdemokrate e konsideron Thaçin të papranueshëm për kryenegocitaor.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ende nuk kanë dhënë qëndrim të prerë nëse do të shkojnë në takim ose jo.

Ndërkaq monitorues të procesit të dialogut nga shoqëria civile konsiderojnë se partitë politike duhet t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje, ndonëse thonë se do të jetë i vështirë konsensusi për shkak të dallimeve të thella në qëndrime mes partive politike., shkruan Zëri.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme