Juventusi dhe Interi do të luajnë sonte (e premte) në ndeshjen e tyre të radhës në Serie A.

Zonja e Vjetër është nikoqire e Nerazzurrëve në ndeshjen derbi të javës së 15-të në Serie A, ndeshje kjo e njohur ndryshe si Derby D’Italia apo Derbi i Italisë.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:30 në Allianz Stadium të Torinos dhe pritet të jetë i stërmbushur shkaku i interesimit të madh.

Skuadra e Massimiliano Allegrit vjen në këtë ndeshje si favorit pasi nuk ka asnjë humbje deri më tani këtë sezon dhe pret rezultat pozitiv edhe nga ky takim.

Derbi i fundit mes Interit dhe Juventusit pati shumë tensione (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, djelmoshat e Luciano Spallettit gjithashtu janë në formë të mirë dhe shkaku i rivalitetit të madh do të tentojnë fitoren.

Bianconerët kanë 40 pikë në vendin e parë, ndërsa Interi me një fitore do t’i afrohej në tetë pikë dhe do të zvogëlonte diferencën mes skuadrave.

Të dyja skuadrat do të kenë disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, por trajnerët do të vendosin të luajnë me më të mirët e mundshëm.

Formacionet e mundshme: 

JuventusSzczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, De Sciglio; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo; 

InterHandanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Joao Mario; Politano, Icardi, Perisic; 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport