Faqja Kryesore Argëtim Stil & Trend Kafja Turke dhe ” sekretet ” e sajë

Kafja Turke dhe ” sekretet ” e sajë

4 Min e Lexuar
0
0
150

Të gjithë në shtëpitë tona kemi kafe turke të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje.

Kafeja turke është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional.

Kemi degjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto informacione.

  1. Kafeja turke nuk vjen nga Turqia

Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë.

Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.

  1. Cilësia është tek ajka

Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.

  1. Kafeja turke duhet të konsumohet me ujë

Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t’ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.

  1. Kafeja turke do një llokum

Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.

  1. Kafeja me kripë

Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin.

Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t’u martuar.

Dhëndri duhet t’a pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.

  1. Kafeja turke mbrohet nga UNESCO-s

Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së.

Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Stil & Trend