Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi me 5 deputetët e tjerë të Grupit parlamentar, të shoqëruar edhe nga kryetari i SDA-së së Sanxhakut, dr. Sulejman Ugljanin, kanë takuar sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Kryeparlamentarin, z. Glauk Konjufca, nënkryetaren e Kuvendit, znj Saranda Bogujevci dhe shefen e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila, së bashku me deputet të tjerë udhëheqës të Komisioneve parlamentare. Ndërtimi i bashkëpunimit institucional me Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës domosdoshmëri për koordinimin e veprimeve të përbashkëta me qëllim të avancimit të pozitës së shqiptarëve dhe boshnjakëve si dy pakicat nacionale dukshëm të diskriminuara në Serbi,ka deklaruar Kamberi. Reciprociteti mbi të drejtat e pakicave mund t’i kontribuoj avancimit të mardhënieve midis dy shteteve. Logjika se duhet të ketë pakicë serbe të privilegjuar në Kosovë e pakicë shqiptare dhe boshnjake të diskriminuar në Serbi, jo që nuk i kontribuon pajtimit mes popujve, por vështirëson edhe integrimin në Bashkimin evropian,ka shkruar z.Kamberi Like 0
The Economist dekonspiron planin e vërtetë të Thaçit dhe Vuçiqit Revista prestigjioze britanike, The Economist, ka dekonspiruar planin e vërtetë të presidentit të Kosovës, …