Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet popullor në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë një adresim në gjuhën shqipe këtë të martë në parlamentin serb.

Ai ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Serbisë për vendimin e një gjykate ndaj ministrit Aleksandër Vulin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke u shpallur jofajtor.

“Sigurisht se është një respekt nëse fjalimi im ka pasë jehonë mbarëkombëtare. Po e kryeja obligimin tim për të cilin jam zgjedhur që t’i përfaqësojë shqiptarët. Nuk është asgjë heroike, asgjë e jashtëzakonshme, është diçka krejtësisht e zakonshme”, është shprehur Kamberi.

Kamberi në Edicionin e Analizës për Klan Kosova ka theksuar se gjuha e përdorur nga Vulin është gjuhë raciste.

Ndërkaq ka theksuar se askush nuk i është përgjigjur deri më tani nga faktori ndërkombëtar për atë që ka thënë sot në kuvendin serb.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme