Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë Bashkimi Evropian duhet të kërkoj nga Serbia zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës gjatë procesit të integrimit në BE.

Por ai thotë në këtë çështje më shumë janë të kyçur zyrtarë amerikanë se ata të BE-së.

“Në këtë fazë më tepër për çështjen e Luginës janë të involvuar zyrtarë të SHBA-së se Bashkimi Evropian që do duhet që në kuadër të kapitujve që Serbia duhet t’i kalojë për anëtarësim në BE të kërkoj zgjidhe për këtë çështje”, ka thënë Kamberi në emision “InfoNata” në Tëvë 1.

Ai vlerëson se Serbisë duhet bërë presion nga faktori ndërkombëtar, por që sipas tij fokusi është të arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje e Luginës është terciare.

“Mbetët presioni ndërkombëtar të Serbia, sepse Serbia nuk tregon vullnet politik për mi zgjidh këto probleme. Presioni ndërkombëtar në këtë fazë mendoj se është i fokusuar më tepër të arrihet një marrëveshje me Kosovën duke e konsideruar çështjen e Luginës së Preshevës si sekondare apo terciare”, tha Kamberi.

Ai duke folur për rolin e Shqipërisë dhe Kosovës për zgjidhjen e këtij problemi, tha se Shqipëria ka mundur të bëjë më shumë.

“Nuk shohim që ngritjet e raporteve të Shqipërisë dhe Serbisë do të reflektojnë tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Besoj së Shqipëria do të mund të bëjë më tepër”, ka thënë Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme