Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mirëpritur vendimin e PDK-së që në listën e saj zgjedhore të ketë dy kandidatë nga Lugina e Preshevës.

“Përkushtimi dhe angazhimi i partive politike në Kosovë për Luginën e Preshevës, të paraqitura edhe përmes fushatës parazgjedhore, janë të mirëseardhura”, është shprehur deputeti Kamberi .

“Besoj se pas zgjedhjeve, të zgjedhurit e institucioneve ekzekutive e legjislative të Republikës së Kosovës dhe ata/o të Luginës së Preshevës, do të mund të bashkërendohen për hartimin dhe zbatimin e një plani dhe programi të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Ai ka uruar që Kosova të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme