Deputeti Kamberi ka deklaruar se në vend se të më shantazhoi me metafora të arrestimeve, më mirë do të ishte që Presidenti Vuçiq t’i përgjigjet nevojave të shumta të qytetarëve në Serbi që varen nga vendimet e tij.

Si i gjithëpushtetshëm, ka mjaft mundësi për t’i realizuar premtimet e tij për një Serbi demokratike dhe të zhvilluar ekonomikisht

Se sa është demokratike Serbia e pushtetit të sotëm, mjafton ta shikosh përbërjen e parlamentit. Meqë Kosova qenka e tillë siç e përshkruajnë, pse atëherë Presidenti Vuçiq dhe Ana Bërnabiq trumbetojnë me vite se po e ndërtojnë pajtimin dhe paqen me Kosovën?

Politika e (keq)pëdorimit të serbëve të Kosovës për interesat e pushtetit në Beograd nuk i ka sjellur historikisht asnjë dobi serbëve në Kosovë. Nga jeta luksoze e Beogradit, lehtë është me luajtur patriotin serbomadh dhe me manipuluar me emocionet e serbëve të Kosovës, të cilët bashkëjetojnë me shqiptarët jo gjithëherë në kushte të lehta reciproke.

Sa I përket negacionit të Reçakut asgjë e re. Pjesë përbërëse e kësaj politike negacioniste dhe e mohimit të krimeve të luftës, e cila nuk i sjell asgjë të mirë rajonit, e aq më pak Serbisë.

Ky mohim dhe negacionizëm nuk i shërben pozitivisht para së gjithash serbëve të cilët jetojnë në Kosovë. Por, natyrisht se Presidenti Vuçiq e ka hallin te imazhi dhe pushteti i tij në Beograd, jo te interesat e serbëve që jetojnë në Ranillug, Shterpcë apo Leposaviq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme