Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka reaguar pasi  Njësia e Prokurorisë speciale në Nish ka sjellur vendimin se nuk ka as një element të vetëm për ekzistimin e veprës penale , ku  ka hudhur poshtë akuzat e të ashtuquajturve “qytetarë të brengosur” të Bujanocit për “keqpërdorim të parasë publike”.

Ky është reagimi i plotë i kryetarit Kamberi

Qytetarë të brengosur” flini rehat!

Nuk ka keqpërdorim të parasë publike në projektin e Transfer stacionit dhe të Rregullimit të Sheshit të vjetër,- është përfundimi i Njësisë së Prokurorisë speciale në Nish, si reagim në fletparaqitjen penale të të ashtuquajturve “qytetarë të brengosur”.

Një fushatë e shpifjeve kundrejt personave përgjegjës të Komunës së Bujanocit për “keqpërdorime financiare” e inicuar fillimisht nga opozita (PD &SNS) e bashkuar në kuvendin komunal, sidomos rreth projektit të Transfer stacionit dhe projektit të rregullimit të sheshit të vjetër, ka nisë epilogun përmes një fletparaqitje penale anonime në Njësinë e Prokurorisë speciale në Nish, nga një grup, apo individ të nënshkruar si “qyetetarët e brengosur”.

Ata kana akuzuar kryetarin e komunës Shaip Kamberi, kryeshefin Fadil Haliti, kryetarin e komisionit për prokurime Ermal Rexhepi dhe personin përgjegjës për procedurat e prokurimit Agron Avdiu, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorime financiane në këto Projekte.

Në fletparaqitjen anonime, ishin ngrituar akuza të pabaza edhe për financimin të RTV Spektri, të cilin e cilësojnë si medium partiak dhe në shërbim të krerëve komunal.

Pas vlerësimit të gjithë dokumentacionit të kompletuar, të cilin komuna ia kishte dërguar Prokurorisë spceiale, përfundimi i nxjerrë nga ky organ i ndjekjes është se në tre këto projekte komuna e Bujanocit ka “ndjekur procedurat e parapara ligjore dhe nuk ka as një element të vetëm për ekzistimin e veprës penale”.

Në këtë drejtim Prokuroria speciale ka hudhur poshtë akuzat e të ashtuquajturve “qytetarë të brengosur” të Bujanocit për “keqpërdorim të parasë publike” në këto projekte.

Rastësi apo jo, por, duhet thënë se temat e njëjta në Kuvendin komunal i kanë nxitur edhe këshilltarët e SNS, respektivisht të PD, bile vetë kryetar i PD, në një konferencë për media (të mbajtur me një gazetarë) kishte thënë publikisht se në këto projekte ka keqpërdorime.

Kualifikime të këtilla shpifëse kishte paraqitur, në një intervistë për Portalin Titulli, edhe zëvendësi i tij nga Bilaci.

Është interesant pse këtyre akterëve i intereson vetëm financimi i RTV Spektri e jo mediumeve tjera, kur dihet se Komuna e Bujanocit ndan prej 5 – 7 milion dinarë në vit për të ndihmuar mediat vendore.

Por, sido që të jetë aktvendimi i prokurorisë speciale i vënë përfundimisht pikën në këto akuza të pabaza e denigruese që po nxiten nga opozita e bashkuar e që po tentohet të ndiqen penalisht nga “qytetarët e brengosur”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme