Të dashur vëllezër dhe motra besimtare,

Tanimë kemi hyrë në muajin e begatë të Ramazanit, muaj ky i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Është, muaji ku dalin në pah vlerat universale humane; të bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit, vlerat që simbolizojne moralin e lartë shoqëror.
Ramazani, është kohë e veçantë e reflektimit për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin, për të forcuarndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë, është momenti kur besimtarët rifreskojnë raportin me Zotin Fuqiplotë.
Agjërimi i muajit të Ramazanit na mundeson një barazpeshë mes shpirtërores dhe materiales, mes zemrës dhe arsyes, mes vullnetit dhe diturisë. Agjërimi i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj miresive të Zotit të Botërave.
Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit, një rrugëtim drejt edukimit moral e shpirtëror, drejt maturimit te zemrave, drejt fisnikërimit të ndjenjave, drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Krijuesin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë.
Andaj, le të n’a shërbejë ky muaj për dashuri dhe sinqeritet në mes vete, me që vetëm si qenie të sinqerta do të kemi bekimin e Zotit.

Mëshira dhe falja e Zotit qoft mbi ju dhe familjet tuaja!

Me rrespekt,
Shaip Kamberi – kryetar i Komunës së Bujanocit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme