Faqja Kryesore Botë Kancelarja gjermane Angela Merkel “Marrëveshja me Iranin s’është ideale, por do ta mbrojmë atë”

Kancelarja gjermane Angela Merkel “Marrëveshja me Iranin s’është ideale, por do ta mbrojmë atë”

1 Min e Lexuar
0
0
129

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se mënyra më e mirë për të trajtuar shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me rolin e Iranit në rajon dhe programit të raketave balistike është duke mbrojtur marrëveshjen bërthamore të 2015-s, edhe pas largimit të Shteteve të Bashkuara nga ajo.

Fuqitë europiane u zotuan të mbajnë gjallë marrëveshjen bërthamore të 2015-s edhe pa SHBA-të, dhe pranuan se do të angazhohen në garantimin e kërkesave të Teheranit.

“Kjo marrëveshje është çdo gjë tjetër përveç ideales, por Irani, sipas të gjithë dijenisë së autoriteteve ndërkombëtare, po respekton angazhimet e ndërmarra në marrëveshje” shtoi kancelarja gjermane.

Javën e kaluar, presidenti amerikan braktisi paktin të cilin e quan “marrëveshjen më të keqe të historisë” dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Në përgjigje të vendimit të Trump, Teherani deklaroi se kombi iranian do t’i rezistojë komploteve të SHBA-së.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë