Faqja Kryesore Botë Katër persona të vrarë në Florida, i plagosur edhe një 19 vjeçar shqiptar

Katër persona të vrarë në Florida, i plagosur edhe një 19 vjeçar shqiptar

1 Min e Lexuar
0
0
23

Katër persona njoftohet të jenë vrarë dje nga disa të shtëna me armë në një kompleks argëtimi në Jacksonville, Florida.

Në qendrën e argëtimit Jacksonville Landind Arena ka qenë i pranishëm edhe një shtetas shqiptar, i cili merrte pjesë në një turne lojërash video, të organizuar aty.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Bëhet fjalë për adoleshentin Drini Gjoka, i cili ka mbetur i plagosur gjatë të shtënave në qendrën e populluar pasditen e të dielës.

Aktualisht djaloshi është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lajmin e jep edhe me postimet e tij në Twitter, ku tregon tmerrin e përjetuar.

Mësohet se rreth 10 persona të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave, shkaku i të cilave nuk dihet ende.

Sipas nytimes, një person i armatosur ka vdekur në vendngjarje dhe ende nuk dihet nëse ekzistonte një tjetër person i armatosur.

Zyrtarët thanë se kërkimet po vazhdojnë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë