Këshillat Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Mal të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Ulqinit u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi në mes të Këshillit
Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Ky memorandum i nënshkruar në mes të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa si dhe
kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z.Faik Nika, i cili hynë në fuqi nga dita e
nënshkrimit ka për synim qasjen e përbashkët në zgjidhjen e problemeve të cilat janë kompetencë e
Këshillave Kombëtare në të dyja shtetet, dhe shqyrtimin e mundësive për projekte të përbashkëta në
avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjithashtu bashkëpunim pritet të ketë edhe në kërkesat e
përbashkëta drejtuar qeverive në Kosovë dhe Shqipëri për interesat e shqiptarëve në shtetet respektive.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishin edhe kryetari dhe zv/kryetari Organit Ekzekutiv të
Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina, Amir Latifi dhe Besim Nasufi, anëtari i organit ekzekutiv, Enkel
Rexhepi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni si dhe udhëheqës të tjerë të
institucioneve në Republikën e Malit të Zi.

Vlen të theksohet se ky Memorandum Bashkëpunimi u iniciua gjatë vizitës që kryetari i Këshillit
Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i kishte bërë Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës
gjatë vitit të kaluar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme