KF Tërnoci përmbyll sezonin vjeshtor me rezultate dhe statistika të frikshme. Nga gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara, të gjitha të fituara dhe asnjë e humbur. Me 59 gola të dhënë ka një sulm që askush nuk mund ti bëjë ballë vërsuljes së tij. Me 11 gola të pranuar, mbrojtja e KF Tërnocit është një tjetër tregues i qartë për synimet e këtij sezoni. Një ekip kompakt, në të gjitha dimenzionet e tij. Me diciplinë të shquar dhe futboll që ta kënaq syrin.

E tërë kjo e arritur e dëshmuar në rezultate dhe statistika, është qëndisje dhe meritë e taktikave dhe përgatitjeve të trajnerit Faruk Nazifi, i cili përveç punës së tij me të rinjtë në klub, arrin të menaxhojë dhe mbajë ekipin 1 në performanca të larta për sezonin 2020/2021, i vetdijshëm dhe i motivuar për synimin që të kalojmë 1 ligë sipër.

E prapa gjithë kësaj force, qëndron një ekip i jashtëzakonshëm i Kryesisë që për një kohë shumë të shkurtër i ka dhënë një shtysë të re KF Tërnocit.

Falënderim e posaçëm ekipit të TV Spektrit dhe Evolution production për mbulimin e jashtëzakonshëm mediatik të këtij sezoni.

Mungesa e vetme të cilën e ndjejmë të gjithë, lojtarë e tifoz, shikues e sportdashës, është gumëzhima dhe jehona e daulleve e kombinuar me koreografitë dhe këngët e AGALLARVE, në sinkronizim me lojën e bukur të lojtarëve tanë, e që padyshim do ta drithëronte çdo pjesëmarrës në stadium.

Kjo dëshmon që Kf Tërnoci o nivel tjetër i garimit.

Forca kampiona!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme