“Në rrugën Tërnoc – Breznicë, dy ditë me rradhë po shembet dheu dhe po shkakton bllokim të rrugës. Komuna e Bujanocit dhe Bashkësia Lokale e Tërnocit kanë reaguar dy herë dje dhe sot. Rruga tanimë është e kalueshme.Personat përgjegjës do të përcjellin gjendjen në vazhdimësi dhe reagimet tona do të jenë të menjëhershme” – thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Bujanocit.

Shembja e dheut në rrugën Tërnoc – Breznicë, ka ndodhur nga moti i lig i cili po mbretëron në vendin tonë.

Përkundër që ky aks është i karakterit regjional, Komuna e Bujanocit është angazhuar që të gjitha pengesat t’i menjanojë, problemet në ketë rrugë dhe të jetë sa më e përshtatshme për qarkullimin e qytetarëve tanë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme