Sot Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit mbajti seancë në të cilën u shqyrtua propozimi për shpalljen e Gjendjes së jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit përshkak situates së krijuar nga vërshimet e ketyre diteve të fundit. Ky propozim u votua njëzeri nga gjithë anëtarët e Shtabit në seancën e mbajtur sot.

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit se nga dita e nesërme 13 janar 2021 mund të marrin formularet për paraqitjen e kërkeses për dëmshpërblim në Zyret e Shërbimit të Shtabit për Situata të Jashtezakonshme.

Pasi të plotësohet aplikacioni të dorëzohet në po të njejtat zyre.

Afati për paraqitjen e kërkesave për dëmshperblim është 30 ditë duke filluar nga dita e nesërme.

Në momentin që grumbullohen kërkesat e qytetareve Komisionet pêr vleresimin e dëmeve të shkaktuara nga vershimet do te dalin në teren për të bëre vlersimin e dëmeve.

Pastaj në mbledhjet e rradhës se Shtabit do të vendoset për kërkesat e qytetareve pasi të bëhet vleresimi i dëmeve nga Komisionet përkatese.

Gjatë seancës u votua njëzeri edhe propozimi i kryetarit të Kuvendit Komunale Enver Ramadani që t’i dërgohet shkresë me të cilën urdhërohen Kryqi i Kuq dhe Stacioni i Veterinës në Bujanoc t’i bashkengjiten organeve kompetente komunale në këtë aksion në mënyrë që sa më shpejte t’i dilet në ndihmë qytetareve që kanë pësuar dëme materiale nga vërshimet dhe të sanohet e keqja e shkaktuar me reshjet e shumta atmosferike këto dite.

Ndjejme keqardhje për dëmet që kanë pësuar familjet nga komuna jonë por në të njejtën kohë jemi mirënjohes që nuk kemi pasur viktima në njerëz, dëmet do te sanohen nga organet kompetente sa më shpejte që tê jetë e mundur ka shtuar Ramadani.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme