Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Kosovë, Richard Grenell, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe shefi i Qeverisë Albin Kurti nuk gjenden në një vijë sa i përket pozicionit të Kosovës karshi Serbisë. Derisa Grenelli kërkon heqjen e taksës pa reciprocitet, Kurti në anën tjetër ka paralajmëruar zëvendësimin e taksës me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kurse presidenti Thaçi mbetet i bindur se ai do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë e jo Kurti, siç parashihet me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta Zëri.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me të marrë detyrën si kryeministër i vendit ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, por zëvendësimin e kësaj mase me reciprocitet të plotë politik, tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. Shefi i Qeverisë s’e ka përjashtuar as rolin e presidentit të vendit në dialogun me Serbinë, por ka thënë se vetë do ta marrë timonin e udhëheqjes së negociatave.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme