Përfaqësuesja e Kosovës triumfoi me rezultatin e pastër 2:0 ndaj Ishujve Faroe.

Kosova, që në ndeshjen e parë barazoi pa gola me Azerbajxhanin, ka arritur fitoren në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Challandes shënoi fitoren e parë në një ndeshje garuese, ku bindshëm fitoi ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen grupit 3 të Ligës D në Nations League.

Kosova brenda vetëm pesë minutave realizoi dy gola, me anë të Arbër Zenelit e Atdhe Nuhiut.

Zeneli shënoi gol të bukur në minutën e 50′ të ndeshjes, para se Nuhiu të shënonte golin e sigurisë, në minutën e 55′ të takimit.

Me katër pikë pas dy ndeshjeve, Kosova tani mban pozitën e liderit në grupin e tretë të Ligës D. /Insporti.com/

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport