Faqja Kryesore Botë Kriza në Ukrainë, ish-ambasadori britanik: Zgjidhja diplomatike është e pamundur me Putinin

Kriza në Ukrainë, ish-ambasadori britanik: Zgjidhja diplomatike është e pamundur me Putinin

1 Min e Lexuar
0
0
26

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi ka deklaruar se një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet.

Andrew Wood tha për BBC-në se “Putin nuk e di se cila do të ishte një zgjidhje diplomatike dhe vuri në dukje se fjala e tij nuk ka asnjë vlerë”.

“Një zgjidhje diplomatike për të nuk do të ishte vetëm nëse Perëndimi do të pranonte kërkesat e tij si për shembull mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO, por do të ishte kontrolli i plotë në atë vend”, tha Andrew.

Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, ai bëri thirrje që vendet të vendosin një paketë sanksionesh menjëherë kundër Moskës.

Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që sanksionet të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë