Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu me të cilin ka biseduar për shum çështje dhe problemet të cilat i ka Lugina e Preshevës.

Kryetari Mustafi ka deklaruar se me Ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu, mikun e madh të Luginës ka bashkëbiseduar  për barazi e drejtësi.

Më shumë shërbime, më shumë institucione për Luginën. Gjykata e gjykatës, prokurori-prokuror e policë, spital e shërbime shëndetësore, shërbime sociale e përfaqësim të shqiptarëve në çdo institucion hiq më pak se sa meritojmë.

Monitorimi dhe vëzhgimi i përmbylljes së procesit të regjistrimit të popullsisë në Luginë të Preshevës.

Rruga është implementimi i Masave urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka shjruar Mustafi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme