Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka përshëndetur vendimet e dyqeverive të arritura sot në Tiranë për krijimin e “Fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës”.

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Mustafa:

Përshëndes vendimet e shumëpritura të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ku përfshihet edhe Luginën e Preshevës,

Marrëveshja e sotme e firmosur në mbledhjen e përbashkët të Tiranës për “Fondin e përbashkët për Luginën e Preshevës” dhe fillimi për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës është inkurajuese për të formuar strategjinë e përbashkët afatmesme për të bashkërenduar aktivitetet drejt avancimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në jetësimin e këtij fondi.

Modelin e bashkërendimit dhe bashkëveprimit tashmë e kemi vendosur në kuadër të qasjes programatike e sistematike. Shembull i mirë që mund të na shërbejë në të ardhmen.

Faleminderit kryeministër Rama e Hoti, mirënjohje me falënderim të thellë Ministër Cakaj e Stublla.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme