Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani ka pritur sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathy.

Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani

Sot pata kënaqësinë që të pres në takim dhe të diskutojmë së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Beograd z.Jan Braathy .

Me ambasadorin diskutuam mbi pasivizimi e adresave që po iu bëhen qytetarëve tanë, mos inkuadrimin e shqiptarëve në organe shtetërore dhe mos përfshirja e tyre në këto organe sipas numrit e diku as edhe një të punësuar krahas numrit të banorëve, mosnjohjen e diplomave, policinë multi etnike dhe të tjera.

U dakorduam se shumicën e çështjeve të ngritura duhet ti vendos në agjendën e tij dhe se shpejti të kemi edhe takimet e radhës.

Të shqetësuar edhe me çështjen e ministrit të arsimit, ngreha shqetësimin tim ndaj presionit që po ju bëhet drejtorëve të shkollave shqipe.

Shpreha edhe njëherë falënderimin për vizitën dhe kërkova ambasadorit që këto çështje ti ngrisim së bashku me ambasadat me relevante si ajo e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe shteteve tjera të Evropës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme