Nxënësit e Luginës së Preshevës, ballafaqohen me sfida të shumta, ndaj ofrova mbështetjen time për t’u dal në ndihmë atyre është shprehur Minstrja Arbëri Nagaveci.

Ky është njoftimi i plotë i Minstres Nagaveci

Bashkë më zv. ministrin z.Dukagjin Pupovci pritëm në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi dhe shefin e kabinetit të tij z. Alban Alili.

z. Mustafi, tregoi se ka probleme të shumta, ndër tjera dhe furnizimi i plotë i nxënësve me tekste shkollore dhe që diplomat universitare të Kosovës, nuk u njihen studentëve atje.

Theksova faktin se do të angazhohemi për një zgjidhje e shpejtë, për përfshirje të nxënësve e mësimdhënësve në organizime të përbashkëta. Sigurisht se nevoitet dhe bashkëpunim e koordinim me Republikën e Shqipërisë, sidomos në lidhje me tekstet shkollore.

Shumë shpejtë unë do ta vizitojë Luginën e Preshevës. Përkrahjen prej nesh do ta keni çdoherë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme