Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani ka bër me dije se dje Komuna e Preshevës ka përfituar edhe dy projekte të reja në kuadër të Programit të ndihmës dhe avancimit të komunave të pazhvilluara : 1. Trotuari me gjatsi 5 km nga shkolla fillore deri tek Koridori 1o dhe 2. Ndërtimi i tregut të gjelbërt ditor Ky është njoftimi i plotë i znj.Ardita Sinani Dje firmosa dy projekte të radhës për komunën tonë. I pari ka të bëjë me përpilimin dhe projektimin e dokumentacionit teknik të mirëmbajtjes investive të trotuarit në gjatësi prej 4.370 m, nga Shkolla Fillore ‘Ibrahim Kelmendi’ në Preshevë deri në Korridorin X. I dyti me ndërtimin e fazës së parë të Tregut të gjelbër ditor në Preshevë. Që të dy projektet realizohen në kuadër të Programit të ndihmës dhe avancimit të komunave të pazhvilluara për 2021, të Ministrisë për Zhvillim të Komunave të Pazhvilluara të Republikës së Serbisë. Përderisa vlera e projektit për trotuarin është 1.170.000,00 din; ajo për Tregun e Gjelbër është 6.173.553,00 din, përkatësisht 60 % nga kostoja e tërësishme e projektit në vlerë prej 10.289.256,00 din, e ku pjesëmarrja prej 40% nga mjetet e buxhetit të Komunës është 4.115.703,00 din. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Arrestohet në Beograd ish snajperisti serb që mori pjesë në luftën në Kosovë (Foto/Video) Policia serbe ka ndërmarrë një aksion dje në Beograd të quajtur “Rrufeja”. Në aksion …